Ka ndodhur

Arrestohet ‘dietologia’ në Tiranë, u kërkonte klientëve 150-300 euro për dietë

Gazeta Si - Një 41-vjeçare, me iniciale S.B., ka rënë në pranga në Tiranë, pasi prezantohej si dietologe me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme parash nga qytetarët.

Gruaja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Mësohet se 41-vjeçarja prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, ajo ka fshirë nga telefoni i saj bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë