Gazeta Si – Një çift shqiptar janë arrestuar në Valencia të Spanjës, pasi janë kapur në një vilë që e kishin kthyer në një “plantacion”, ku ishin kultivuar deri në 800 rrënjë bimë kanabis.
Sipas mediave spanjolle, çifti i të rinjve, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç merreshin me kultivimin e marijuanës.
Policia thotë se ka kapur 809 bimë marijuane me peshë më shumë se 177 kg. Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle nisën hetimet për rastin që në fillim të muajit të shkuar.
Në afërsi të shtëpisë së tyre në Ador u vendosën kamera, ndërsa era e fortë e lëndës narkotike ndihej edhe në ambientet e jashtme.
Operacioni policor vërtetoi qw banesa ishte thuajse e gjitha në dispozicion të aktivitetit kriminal, ku u lokalizuan 3 ‘plantacione’ me marijuanë, instalime elektrike e hidraulike.
Dy të rinjtë akuzohen për “kultivim të lëndës narkotike”, “vjedhje me energjinë elektrike” si dhe “krim kundër shëndetit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




