Ngjarje

Arrestohet “banda e Salah”, vidhnin me maskën e yllit të Liverpulit

Maska e Salvador Dalì i tërheq shumë njerëzit pas suksesit në serialin “La casa de papel”, por në Egjipt nuk joshen shumë prej saj. Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, është shumë i famshëm dhe një bandë hajdutësh mendoi të tentojë një vjedhje me imazhin e yllit të kombëtares vendëse.

Ngjarja ka ndodhur në Kairo, në lagjen Nasr City. Sipas portalit egjiptian “Masrawy”, katër hajdutët, të gjithë me maskën e Mohamed Salah në fytyrë, kanë tentuar të futen me forcë në një dyqan, duke thyer dyert, por ia kanë mbathur sapo janë shfaqur në atë vend forcat e sigurisë.

Asnjëri prej tyre nuk ia doli të shpëtonte, sepse që të katërt u bllokuan dhe u arrestuan nga policia. Ndoshta ka qenë më e lehtë se sa për të ndaluar Mohamed Salah kur niset në kundërsulm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë