Lajme

Arrestohet 30-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasjeje, u kap me armë dhe drogë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, dhe gjithashtu rezultonte me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në momentin e arrestimin 30-vjeçari, Gabriele Peqini lëvizte i armatosur dhe me mjete identifikimi të falsifikuara dhe gjithashtu posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë