Ka ndodhur

Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

Nga Gazeta Si - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se ka finalizuar operacionin e koduar “Center” dhe si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë