Ka ndodhur

Arrestohen dy punonjës të burgut të Reçit për korrupsion

Dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër, të cilët dy ditë më parë u denoncuan për korrupsion nga emisioni investigativ ‘Stop’, janë arrestuar këtë të enjte.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore.

Hoxha dhe Laloshi u filmuan duke marrë para në këmbim të disa shërbimeve. Hoxha mori 20 mijë lekë në këmbim të ndikimit të tij në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve.

Ndërsa Laloshi ishte përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Të dy u pezulluan nga detyra menjëherë pas denoncimit, ndërsa ditën e sotme janë arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë