Ka ndodhur

Arrestohen dy burra në Elbasan, akuzohen se përdhunuan 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara

Gazeta Si- Dy burra, njëri 44 vjeç dhe tjetri 59 vjeç, janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Policia thotë se ka qenë mamaja e djalit, një 60-vjeçare, ajo e cila ka shkuar dhe ka denoncuar rastin e rëndë.

Dyshohet se përdhunimi ndaj 31-vjeçarit ka ndodhur 12 ditë më parë, më 4 prill.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë