Ka ndodhur

Arrestohen babë e bir, ishin shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit

Babë e bir, Skënder dhe Llej Lika, të shpallur në kërkim nga policia, janë arrestuar pasditen e të shtunës, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të komisariatit te Kurbinit. I ndaluar për vrasjen e biznesmenit është dhe një person i tretë, i cili dyshohet se fshehu dhe ndihmoi babë e bir.

Lika dhe djali i tij do të pyeten nga blutë se ku kanë qenë në momentin kur ka ndodhur vrasja, për të mësuar nëse kemi të bëjmë me një ekzekutim për hakmarrje. Kjo për shkak se njëri prej tyre, disa kohë më parë është rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës.

Rakip Roli, 55 vjeç, i njohur edhe si Pilot Rroli u vra mëngjesin e të premtes sapo doli nga banesa e tij. Ai u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 08:45 minuta të mëngjesit teksa ndodhej në makinën e tij luksoze tip “Audi”.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe kanë marrë dëshmitë e dy shoferëve që u përfshinë në një aksident me makinën e viktimës për të pasur më shumë prova mbi ngjarjen.

Pak orë më pas policia tha se babë e bir, Skënder dhe Ilaj Lika janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë ekzekutorët e 55-vjeçarit.

Të paktën 7 plumba në trup i kanë shkaktuar vdekjen Rakip Rrolit. Në momentin e sulmit, ai ka tentuar të largohet, por nuk i ka shpëtuar atentatit.

Pasi ka ecur për disa metra ai është përplasur me një automjet fillimisht, dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Në momentin e të shtënave në vendin ku ka ndodhur atentati ka humbur kontrollin edhe një automjet i tretë që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes.

Rroli, i cili ishte një emër i njohur për policinë, u ekzekutua në zonën e njohur si Sanxhaku në Laç. Ai ishte një biznesmen në këtë qytet, por ka pasur të shkuar kriminale.

Viktima rezulton dënuar në sekdarët e policisë, pasi para disa vitesh kishte dhunuar rëndë me një person tjetër një 22-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë