Ngjarje

Arrestohen 6 persona për komplot rreth sulmit ndaj Macron

Autoritetet franceze kanë vënë në pranga 6 persona ditën e sotme, të cilët dyshohet se kishin planifikuar që të kryenin një sulm ndaj presidentit francez Emmanuel Macron.

Personat e arrestuar janë nga tre rajone të ndryshme të Francës. Të arrestuarit janë 5 burra dhe një grua, të moshës 22-62 vjeç.

Ata po merren në pyetje nga autoritetet në lidhje me arsyet që i shtynë drejt këtij sulmi dhe kush fshihet pas tij. Nuk dihen ende detaje në lidhje me sulmin ndaj presidentit francez.

Burimet gjyqësore kanë thënë se një hetim është duke ndodhur aktualisht meqë duket se ka lidhje “terroriste kriminale”. Detajet e të dyshuarve dhe komploti i supozuar ende nuk janë bërë të ditura.

Të dyshuarit është raportuar të kenë qenë nën vëzhgim nga Agjencia për Siguri të Brendshme.

Ky lajm vjen pasi Macron është duke realizuar vizita në veri të Francës, teksa afrohet shënimi i përvjetorit të 100-të i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë