Ka ndodhur

Arrestohen 5 shqiptarë si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, kokaina fshihej në magazinën e fruta-perimeve

Autoritetet në Itali kanë arrestuar pesë shtetas shqiptarë, si të përshirë në një aktivitet kriminal të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane të arrestuarit janë të moshës 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç.

Droga e llojit kokainë fshihej në një magazinë të fruta-perimeve në provincën e Barit dhe ishte në pritje për t’u transportuar në Rimini dhe më pas të hidhej në treg.

Hetimet kanë nisur nga viti 2020 dhe zbuluan se shqiptarët e merrnin drogën nga Spanja. Lënda narkotike ngarkohej në një furgon të kompanisë së fruta perimeve derisa transportohej.

Sipas policisë italiane i gjithë rrjeti drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se në të shkuarën kishte trafikuar kokainë nga Shqipëria në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë