Ka ndodhur

Arrestohen 2 vëllezër në Berat, morën me forcë 15-vjeçarin në makinë

Gazeta Si - Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi me vetëgjyqësi kanë marrë me forcë në makinë një të mitur 15-vjeçar, për të cilin dyshonin që u kishte vjedhur një shumë parash në banesën e tyre në datën 10 tetor të këtij viti.

Policia thotë se banesa e vëllezërve F.H., 33 vjeç dhe A.H., 30 vjeç, ndodhet në fshatin Drenovicë, në Dimal (ish-Ura Vajgurore në Berat).

15-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë