Ka ndodhur

Arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim në Tiranë

Nga Gazeta Si - Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim.

Policia thotë se në sajë të operacionit “Location 2”, në zonën “Komunës së Parisit”, u bë kapja e shtetasve:

Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë