Shendet

Arresti kardiak, shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e BE

Në 2016, 5.1 milionë njerëz vdiqën në Bashkimin Europian (BE), rreth 80 000 më pak se një vit më parë, sipas raportit të lëshuar nga Eurostat. Një e treta e këtyre vdekjeve në vitin 2016 kanë ndodhur nën moshën 75 vjeç (1.7 milionë ose 33 për qind), ndërsa 1.5 milionë njerëz vdiqën mes moshës 75 dhe 85 vjeç (29 për qind).

Sulmet në zemër dhe goditjet cerebrale ishin shkaku më i madh vdekjeve, 1.8 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, kryesisht sulme në zemër dhe goditje cerebrale, ndërkohë që në 2016 vdiqën 1.3 milionë nga kanceri. Këto ishin dy shkaqet kryesore të vdekjes në vendet e BE. Shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në BE ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, që shënoi 422,000 vdekje.

237,000 vdekje kanë ndodhur nga aksidentet dhe shkaqe të tjera të jashtme, gjë që bën 5 për qind të të gjitha vdekjeve në BE,. Shkalla e vdekshmërisë ishte më e larta në Bullgari, në 1,602 vdekje për 100,000 banorë, pasuar nga Letonia dhe Rumania (1,476), Lituania (1,455) dhe Hungaria (1,425). Deklarata shtoi se shkalla më e ulët e vdekjeve në të gjithë BE-në është regjistruar në Spanjë (829 vdekje për 100,000 banorë), përpara Francës (838), Italisë (843), Maltës (882), Luksemburgut (905) dhe Suedisë (913).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë