Trendet e dekorimit vijnë dhe shkojnë, por dizajnerët mendojnë se stile të caktuara duhet të bëjnë dalje më shpejt se të tjerët.
Disa dizajnues të brendshëm profesionistë kanë treguar se cilat janë ato tendenca që nuk duhet të përdoren më.
“Çdo gjë e bardhë” është jopraktike dhe vështirë të mirëmbahet
Arkitekti Kobi Karp thotë se trendi tërësisht i bardhë, minimalist nuk është praktik për shumicën e shtëpive.
"Pëlhura të bardha, veçanërisht lëkura e bardhë, njollosen lehtësisht. Ky stil është i popullarizuar në revista, kështu që dizenjuesve ju kërkohet shpesh këtë por në fund nuk është aspak e këndshme që të qëndrosh gjithë kohës me fr5ikë se mos bëhet pis”, tha Karp.
Në vend të ngjyrës së bardhë, Karp këshillon një ngjyrë të gjelbër të hapur apo të kaltër që japin atmosferë freskie në shtëpi dhe nuk kanë nevojë për shumë mirëmbajtje.
Raftet e hapura janë në trend por është e vështirë të mirëmbahen
Jennifer Weisberg, dizajnere e brendshme thotë se tendenca e kuzhinës me rafte të hapura zakonisht duket shumë më mirë në Instagram por në jetën reale.
"Raftet e hapura janë tepër të tepruara. Janë gjithashtu mjaft jopraktike, pasi shumë pak njerëz duan të harxhojnë kohë për t'u siguruar që enët dhe produktet e tyre janë gjithmonë të organizuara në mënyrë të përsosur", thotë ajo.
Nëse dëshironi ndjesinë e rafteve të hapura për ajrosje, kini parasysh të zgjidhni rafte me ngjyra të lehta dhe me xhama.
Lavamanët-anije nuk janë ideja më e mirë
Lavamant në formën e anijeve janë të bukur për t'u parë por është e vështirë të përdoren dhe të mirëmbahen të pastra.
Disenjuesja e brendshme Leslie Markman-Stern thotë se është shumë e vështirë të pastrosh rreth lavamanëve dhe bëhet shumë e vështirë të përdoren nga njerëzit e shkurtër ,të moshuarit apo ato me aftësi të kufizuara.
Për t'i bërë gjërat edhe më keq, tha Markman-Stern, shpesh është e vështirë të gjesh doreza dhe rubineta që mund të përshtaten me këto lavamanë në rast se dikush do të ndryshojë rubinetin.
Mobiljet moderne të mesit të shekullit po përdoren më shumë seç duhet
Modernja e mesit të shekullit i referohet një stili mobiljesh dhe arredimesh që ishte popullor afërsisht nga fundi i viteve 1940 deri në fillim të viteve 1960.
Ky stil po përdoret gjerësisht nga njerëzit por dizenjuesit mendojnë se është i tepruar përdorimi i tyre.
"Mobiljet moderne të mesit të shekullit janë përdorur shumë. Është për të ardhur keq sepse ekzistojnë stile të tjera të cilësisë së mirë që janë interesante dhe mund të përdoren”, tha Markman-Stern.
Stolat në kuzhinë janë modern por të vështirë për tu përdorur
Njerëzit po përdorin stola për tavolinën e kuzhinës si një trend modern por sipas Karp, kjo tendencë mund të jetë shumë e parehatshme.
"Stolat në kuzhinë janë të shkëlqyer dhe modern derisa personit që është ulur në mes i duhet të ngrihet”, tha Karp.
Ato janë gjithashtu shumë të parehatshëm për t’u ulur për periudha të gjata kohore.
Disa dizajnerë dëshirojnë që muret me ngjyra të zhduken
Pikturimi ose lyerja e një muri është ende një mënyrë popullore për të dekoruar një dhomë, por disa dizajnerë janë kundra kësaj.
"Trendi i lyerjes së një muri të një dhome me një ngjyrë tjetër është padyshim i vjetëruar dhe unë kurrë nuk ua rekomandoj klientëve. Nëse doni ngjyra, mund të lyeni gjithë dhomën”, tha Karp.
Panorama me palma janë kudo dhe kjo nuk duhet të ndodhë
Alessandra Wood, një dizajnuese e brendshme thotë se panoramat me palma duhet të zëvendësohen me diçka më aktuale.
"Unë e dua palmën në shtëpi por jo në këtë formë. Panoramat janë bërë diçka shumë fallco dhe humbin gjithë dizajnimin e shtëpisë” tha Wood.
Mobiljet të gjitha njësoj mund të jetë e mërzitshme.
Colin Haentjens, arkitekt dhe dizajner i brendshëm, thotë se kombinimi i motjeve me njëra tjetrën është një gabim financiar dhe i arredimit.
"Një dhomë e mbushur me mobilje që ka këmbë, ngjyra dhe materiale të njëjta është e mërzitshme", tha Haentjens.
Një shtëpi me mobilje të ndryshme që plotësojnë njëra-tjetrën është perfekte.
Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.