Arredim

Arredime ndryshe për shtëpinë

Shtëpia është një vend ku të gjithë duam të kthehemi. Është një vend ku doni të ndiheni më rehat, një vend ku doni të jeni ju, vetvetja. Për këtë, disa dizejnues kanë treguar disa ide të thjeshta por mjaft të vlefshme se si mund ti jepni shtëpisë jetë dhe ta bëni atë komode.
Mund të bëni vazo lulesh me çdo gjë të mundshme

Lodra, kavanoza, këpucë. Mund të përdorni praktikisht çdo material për të bërë vazo lulesh të bukura dhe unike. Vetëm përdorni imagjinatën tuaj dhe filloni të krijoni!
Krijimi i një dollapi në qoshe

Duke përdorur materiale të disponueshme dhe teknika të thjeshta, do të jeni në gjendje të krijoni një dollap të këndshëm qosheje që do të përshtatet në mënyrë të përkryer në brendësi të shtëpisë tuaj.
"Çorape" për karriget

Këtë fare mirë mund ta bëni për karriget e fëmijëve tuaj. Mund të thurni copa të vogla për këmbët e karrigeve dhe përveç se të lezetshme, ato dhe largojnë atë zhurmën që bëjnë karriget kur tërhiqen.
Një zbukurim por dhe një mënyrë për të kujtuar ditëlindjet

Ok është e bukur për tu parë dhe i jep dhomës një pamje tjetër por përveç kësaj, ajo ju ndihmon të kujtoni ditëlindjet e personave të dashur.
Kthimi i një shkalle të vjetër në një mbajtëse palltosh

A keni një shkallë të vjetër që nuk e përdorni më? Pse të mos e ktheni atë në një mbajtëse unike dhe funksionale? Thjesht lëmoni shkallët për të hequr njollat dhe për ti dhënë një formë, lyejeni dhe vareni në mur. Një mbajtëse palltosh është gati!
Një kopësht vertikal

Nëse dëshironi të shtoni pak gjelbërim në hapësirën tuaj të brendshme, por metrat e shtëpisë nuk jua lejojnë këtë, përpiquni të rritni një kopsht vertikal. Sigurisht që nuk mund të bëhet me lule të vërteta por një ndjesi dhe pamje e jep edhe me lule artificiale.
Përdorimi i kapëseve të rrobave në vend të kornizave të fotografive

Kjo është një metodë që e përdorin shumë njerëz dhe në të vërtetë i jep një pamje shumë të lezetshme shtëpisë. Larg nga ato kornizat tradicionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë