Rend dhe Ligj

Arratisja nga qelia e 49-vjeçarit të rrezikshëm / Arrestohen tre gardianët e burgut të Shënkollit, nuk përmbushën detyrat

Tre gardianë të burgut të Shënkollit janë arrestuar pas arratisjes nga qelia të të dënuarit Daut Laze. Pasi është analizuar situata, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shënkoll.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.

Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.

Në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Nga kontrollet e kryera në institucion është vërejtur se ky shtetas ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për t’u larguar nga rrethimi i institucionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë