Ngjarje

Arratiset 40-vjeçari shqiptar nga burgu në Itali. Përdori vetëm një litar dhe dron

Arratisja e një 40 vjeçari shqiptar nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave italiane.

Me litarin e një alpinisti ai arrin të ngjitet mbi murin rrethues dhe është arratisur. Shqiptari në kërkim tashmë, po kryente dënimin e tij për krime droge dhe grabitje. Megjithatë vendimi përfundimtar nga gjykata ende nuk kishte ardhur për të.

Sa i përket skenarit të arratisjes, i burgosuri ulet në mënyrë tërthore me një litar alpin të fiksuar në shufrat e hekurta. Thuhet se ai mund të ketë patur ndihmën e një bashkëpunëtori si dhe një droni për dërgimin e mjeteve të dobishme për t’ia mbathur.

Në përshkrimin e tyre, mediat italiane e krahasojnë me një skenar filmi.

“Për momentin, regjistrimet e të gjitha kamerave në burg po ekzaminohen për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes”, raporton Gino Ciampa nga policia e burgut.

“Ndihma e një droni dyshohet për dorëzimin e mjeteve të dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen gjatë natës nga burgu i Teramos. Zbulimi i arratisjes u bë vetëm mëngjesin e sotëm”, saktëson Gino Ciampa./ Ilmessaggero


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë