Ka ndodhur

Armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge, arrestohen dy persona në Sarandë

Gazeta Si - Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë goditur brenda 24 orëve të fundit në Sarandë, ku u organizuan operacionet “Strike 11” dhe “Strike 12”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Sarandë, u arrestua 35-vjeçari A.S., pasi iu gjetën doza kanabisi që dyshohet se i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës. 35 vjeçari rezulton të ketë precedent penalë të mëparshëm në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij , policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Po ashtu në operacionin e zhvilluar në Ksamil, u arrestua një 46-vjeçar i identifikuar si S.M., me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë