Ka ndodhur

Armë dhe lojëra fati në lokal, prangoset 19-vjeçari. Në kërkim pronari

Gazeta Si - Pronari i një lokali është shpallur në kërkim, ndërsa në flagrancë është vënë në pranga kamerieri për organizim të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., u gjet dhe sekuestrua,  një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë