Mode

Armani anulon shfaqjet për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19

Shtëpia italiane e modës Armani lajmëroi të martën se do të anulojë shfaqjet e saj të modës së lartë të meshkujve të planifikuar në janar për shkak të rritjes së infeksioneve Covid-19 në Europë.

Shfaqja e meshkujve vjeshtë/dimër 2022-2023 do të zhvillohej gjatë javës së modës në Milano, ndërsa pasarela e modës së lartë pritej në Paris.

“Ky vendim u mor me keqardhje të madhe dhe pas reflektimit të kujdesshëm në dritën e përkeqësimit të situatës epidemiologjike”, thuhet në një deklaratë.

Në shkurt 2020, Armani ishte i pari që vendosi të mbyllte shfaqjet në pistë për publikun, duke e mbajtur eventin pa audiencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë