Ngjarje

Arma e vetëvrasjes së Van Gogh shitet në ankand. Ndizen polemikat

Arma me të cilën mendohet se Vincent Van Gog ka vrarë veten është shitur për 162,500 euro, gati tre herë më shumë se sa pritej. Revolja e ndryshkur u ble nga një koleksionist nëpërmjet telefonit.
Arma është gjetur nga një fermer në vitin 1965 pranë fshatit ku artisti i kaloi ditët e tij të fundit. Megjithatë, gjithnjë janë ngritur dyshime për vërtetësinë e armës. Më 27 korrik 1980, artisti holandez hyri në një fushë pranë Auvers-sur-Oise, një fshat në veri të Parisit dhe u qëllua në gjoks. Më shumë se shtatë dekada më vonë, kjo armë u gjet pranë vilës ku ai qëndroi dhe ekspertët treguan se pistoleta mund të kishte 50-80 vjet që qëndronte aty. Por, gjithnjë ka pasur dyshime nëse arma e mbajtur në Muzeun Van Gog në Amsterdam, ishte arma që përdori artisti për të vrarë veten.
Instituti "Van Gog", një organizatë jofitimprurëse i krijuar në vitin 1987, i cili vazhdimisht kanë mbikëqyrur shtëpinë ku artisti kaloi ditët e tij të fundit, e kritikuan ankandin.
“Asgjë nuk tregon që mbetjet e armës janë të lidhura zyrtarisht me vdekjen Van Gogut,” thuhet në një deklaratë, duke përgënjeshtruar "komercializmin e një tragjedie që meriton shumë respekt".

Ndërkohë që organizatorët e ankandit, kanë pranuar se nuk ishte e garantuar se arma ishte e njëjta, por tha se tatat përputheshin.
“Testet teknike mbi armë kanë treguar se arma është përdorur dhe tregojnë se ka qëndruar në tokë të njëjtën periudhë me kohën kur u vra Van Gogu. Të gjitha të dhënat tregojnë se kjo është arma e përdorur në vetëvrasje,” janë shprehur ata.
Ndër të tjera ata janë shprehur se një ankand i tillë gjithnjë ka pasur idenë të suprizojë njerëzit, për të marrë sende me vlerë të cilat mund të jenë shumë të pëlqyera për ta. Edhe, në vitin 2013 ku u krye fillimisht një ankand i tillë, u shitën sende të tjera të çuditshme.

Një fetë tortë nga dasma e Mbretëreshës
Një copë tortë nga dasma e Mbretëreshës Elizabeta II dhe Dukës së Edinburgut, u shit për 672 paundë në vitin 2013.

Unaza e martesës prej ari, e Lee Harvey Oswald
Unaza që i përkiste njeriut që vrau presidentin John F Kennedy dhe u shit për 118.000 dollarë në 2013.

Violina e Titanikut
Në vitin 2013, violina e cila u përdor për të lëshuar tinguj qetësues për pasagjerët e Titanikut, ndërsa po mbytej, u shit për 900,000 paundq vetëm për 10 minuta. Në atë kohë violina u përdor për herë të fundit nga lideri i grupit “Wallace Hartley”, i cili vdiq së bashku me njerëzit e tjerë në anije. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë