Filma

Ariana Grande rikthehet në rrënjët e saj si aktore

Këto ditë, Ariana Grande është në qendër të vëmendjes, ajo është një yll pop-i global, një vajzë në kopertinën e ‘Vogue’ dhe gjithashtu pjesë e fushatës së ‘Givenchy’. Por, para gjithë kësaj, shumë fansa e dinë që këngëtarja u bë e njohur pas rolit të saj në serialin për adoleshentë ‘Victorious’ ku luajti Cat Valentine deri në vitin 2013. Që atëherë, Grande e ka lënë karrierën e saj si aktore në pauzë me përjashtim të një shfaqjeje në serialin ‘Scream Queens’, por nuk zgjati shumë pasi personazhi i saj u vra që në episodin e parë. Por duket sikur ajo po bën një rikthim në rrënjët e saj si aktore.

Ariana lajmëroi se do shfaqet në sezonin e ardhshëm të ‘Kidding’, seriali i nominuar për ‘Golden Globe’ me protagonist komedianin e famshëm Jim Carrey. Dhe mesa duket ky rol ishte si një ëndërr për këngëtaren pasi është një fanse e madhe e aktorit. Ajo tha se emri i parë në llogarinë e saj ishte “jimcarreyfan42”, madje në prill të dy shkëmbyen disa fjalë në Twitter. Grande e falënderoi atë që është kaq i sinqertë mbi shëndetin mendor dhe tha se ai “është një inspirim i madh” për të. Carrey, në këmbim i uroi asaj “liri dhe paqe”. Për të treguar admirimin e saj si fanse e aktorit Ariana ka edhe një tatuazh ku është cituar një shprehje e aktorit në një film e cila thotë “In case I don’t see ya, good afternoon, good evening and goodnight!”.

https://www.instagram.com/p/B0lvrGTFC7F/?utm_source=ig_embed

Në Instagram, Grande shkroi mbi eksperiencën e saj me Carrey në ‘Kidding’ : “Nuk ka asgjë më të çmendur se të mund të punosh dhe të kalosh kohë me dikë të cilin e ke admiruar dhe adhuruar që përpara se të mund të flisje. Në fakt, gjëja më e çmendur është kur ti zbulon se ai person është më special dhe i ngrohtë dhe bujar sesa mund ta kishe imagjinuar ndonjëherë”. Megjithëse nuk ka shumë informacione mbi rolin e saj, Ariana pranoi se shfaqja e saj në serial është “e vogël”.

“Kam shumë gjëra për të thënë por fjalët në të vërtetë nuk munden...ta shprehin”, shkroi Grande.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë