Futboll

Argjentina përmbys në fund Anglinë dhe arrin në finalen e dytë radhazi të Botërorit

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një gjysmëfinale të mbushur me momente emocionuese.

Kampionët në fuqi përmbysën gjithçka në minutat e fundit dhe tani do të luajnë me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në minutën e 55-të, Morgan Rogers harkoi në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Pas golit të pësuar, Argjentina shtoi presionin dhe krijoi disa raste të pastra.

Barazimi erdhi në minutën e 85-të, kur Enzo Fernandez riktheu shpresat e Argjentinës.

Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Lautaro Martinez goditi me kokë dhe mposhti Pickfordin për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore, Argjentina siguron biletën për në finalen e Botërorit, ku e pret Spanja, e cila eliminoi Francën në gjysmëfinalen tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë