Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në vend është rritur lehtë gjatë muajit prill dhe raportohet 2.3%.
Sipas INSTAT, grupi i argëtimit dhe kulturës kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve me 6.3%, ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 3.9%. Ushqimet janë rritur me 3.8%, por nëngrupet si zarzavatet dhe patatet janë shtrenjtuar me 7.7% dhe bulmeti e vezët me 5.2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” ku përfshihen edhe hidrokarburet shënuan ulje me 2.6 %.
Inflacioni vazhdon të mbetet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe sipas analizave i atribuohet zhvlerësimit të monedhës europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.