Futboll

“Arena” po merr formë

Punimet në atë që do të jetë shtëpia e re e “Kuqezinjëve” vijojnë me ritme të kënaqshme. Nga pamjet e publikuara herë pas here nga Federata Shqiptare e Futbollit, vihet re se tre tribuna janë drejt përfundimit, ndërsa puna më e madhe po kryhet në tribunën kryesore.

Tribuna ngjitur me tribunën kryesore po ashtu është drejt përfundimi. Në kantier shihen konstruksionet e betonit dhe metalike dhe punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit.

Në tribunën jugore pas portës është për t’u plotësuar vetëm një sektor, ai i kullës së kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit. Edhe tribuna veriore është përfundimi.

Në qendër të stadiumit, aty ku do të jetë fusha, është hedhur një strukture të madhe hekuri. Bëhet fjalë për platformën që do të shërbejë për mbulimin e stadiumit “Arena Kombëtare”, e cila do të vendoset në vendin e saj sapo të ketë përfunduar ngritja e plotë e tribunave.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht në fillim të 2019 dhe është një prej kandidatëve për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës në vitin 2020.

New method to detect falsified medicines


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë