Teknologji dhe Inovacion

‘Ar i lëngshëm’, studentët krijojnë tullën e parë prej urinës së njerëzve

Studentët në Afrikën e Jugut kanë krijuar tullën e parë në botë të përbërë nga urina humane.

Tulla bio është prodhuar nga studentët e Cape Town, të cilët mblodhën urinën prej meshkujve të universitetit të inxhinierisë duke e përzier atë me rërë dhe baktere.

Tullat Bio janë krijuar nëpër forma në temperaturë dhome, duke shmangur nevojën për furra me temperaturë të lartë. Nitrogjeni dhe potasiumi, të cilët janë përbërësit thelbësorë për plehërat kimike, janë krijuar si nënprodukte gjatë procesit.

“Në këtë shembull përfitoni diçka që konsiderohet si e humbur dhe krijon produkte të shumfishtë prej tij. Mund të përdoret i njëjti proces për çdo fluks mbetjesh. Ka të bëjë me të rimenduarit të gjërave,” tha Dr Dyllon Randall, një lektor i nivelit të lartë për inxhinierinë e cilësisë së ujit në Universitetin e Cape Town, i cili mbikqyri projektin.

Idea për të përdorur urinën me qëllim prodhimin e tullave bio është testuar më parë në SHBA duke përdorur produkte sintetike, por sipas Universitetit, studentja e masterit Suzanne Lambert është e para që përdori urinë reale humane për të bërë një tullë.

Tullat-Bio janë krijuar përmes një procesi natyral të quajtur precipitim i karbonatit mikrobik, tha Randall, ngjashëm me mënyrën se si formohen guaskat. Rëra e lirshme, e cila është kolonizuar me baktere që prodhojnë ureazë (enzimë), është e përzier me urinën. Ureaza prodhon karbonat kalciumi, i cili çimenton rërën në formë.

Ndërsa tullat e rregulllta prodhohen në temperaturën prej 1,400C dhe prodhojnë sasi të mëdha dioksid karboni, tullat bio nuk kanë nevojë për nxehtësi.

“Nëse klienti do të dëshironte një tullë më të fort se sa një limestone brick 40%, duhet të lejohet bakteri që të bëjë më të fortë dhe solide masën duke ‘e rritur’ atë për më gjatë,” tha Randall.

“Sa më gjatë e lini bakterin e vogël të krijojë Çmineton, aq më i fort do të jetë produkti. Ne mund ta optimizojmë këtë proces,” shtoi Randall.

Urina është mbledhur prej produkteve urinare të plehërave kimike, të cilat përdoren gjithashtu për të bërë plehra kimike solide. Lëngu i mbetur përdoret për të prodhuar tullat bio.

Randall e ka përshkruar urinën si ar të lëngshëm. Për nga volumi, urina llogaritet më pak se 1% e humbjes së ujit që përdoret në familje, por ajo përmban 80% të nitrogjenit, 56% të fosforit dhe 63% të potasiumit të gjetur në ujin e humbur.

Pjesa më e madhe e fosforit prezent në urinë, mund të konvertohet në fosfat kalçiumi, një ingredient thelbësor tek plehu kimik.

“Duke parë progresin që është bërë në lidhje me kërkimin në Universitetin Cape Town, të krijosh një material solid tashmë është e mundur,” tha Vukheta Mukhari, një student i inxhinierisë që ka punuar me Lambert.

*Burimi: The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë