Teknologji dhe Inovacion

Apple planifikon të vendosë më shumë reklama në telefonat iPhone

Apple po planifikon të zgjerojë reklamat në aplikacionet e telefonave iPhone si në një përpjekje për të rritur të ardhurat, sipas Bloomberg.

Kompania momentalisht gjeneron rreth 4 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga biznesi i saj i reklamave.

Apple tashmë shfaq reklama në disa aplikacione, si Apple News dhe Stocks. Kompania njoftoi së fundmi gjithashtu planet për të zgjeruar reklamat në App Store.

Bloomberg raporton se kompania po shqyrton mënyra për të shtuar reklama në Apple Maps, gjithashtu ka në plan të vendosë reklama edhe në Podcasts dhe Books.

Analistët komentojnë se fluksi tjetër i madh i të ardhurave të Apple është nga reklamat.

Një zëdhënës i Apple nuk ishte menjëherë i disponueshëm për të komentuar raportin.

Ndërkohë, Apple ka synuar kompani të tjera që nxisin reklama për përdoruesit e iPhone.

Analistët thonë se mënyra e re e Apple për të pasur fitime është të përdorë reklamat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë