Teknologji dhe Inovacion

Apple nxjerr në treg Iphone 15, detyrohet të përshtatet me rregullat e BE për karikuesin

iPhone-i i ri nuk do të ketë portën e vjetër të karikimit, pasi BE-ja e detyroi atë të bëjë ndryshim dhe tani do të ketë portë karikimi USB-C, që ndodhet edhe në telefonat android, ku premtimi është se bateria do të zgjasë gjithë ditën.

iPhone 15 ka ekran më të ndritshëm, sisteme të përmirësuara të kamerës dhe trup titanium që e bën të fortë por të lehtë. Apple premton se modelet e reja janë smartphone-t më të fuqishëm që ka krijuar ndonjëherë.

Telefonat kanë gjithashtu një “buton veprimi” në vend të butonit ‘silent’ që mund të personalizohet për një sërë funksionesh.

iPhone 15 dhe 15 Plus do të vijnë në ngjyrat: Rozë, E verdhë, Jeshile, Blu dhe E zezë me çmimet 959€ (128gb) dhe 1.109€ (128gb) respektivisht, me porositë që nisin nga data 22 shtator.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max vijnë në ngjyrat E bardhë, E zezë, Blu dhe Bezhë.

iPhone 14 Pro fillon nga 1000 dollarë (932 euro) me më pak memorie ndërsa Pro Max fillon nga 1026 euro deri në rreth 1400 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë