Teknologji dhe Inovacion

Apple, Google dhe Microsoft do të heqin fjalëkalimet

Apple, Google dhe Microsoft kanë njoftuar se do të heqin fjalëkalimet. Gjigantët e teknologjisë kanë shpjeguar se përdoruesve do t'u kërkohen shenjat e gishtave ose fytyra e tyre.

Kjo metodë është e njëjta gjë si me telefonat inteligjentë.
Siç e heq fjalkalimin e telefonit, me face ID ose me shenjë gishti, ashtu do të ndodhë edhe me aplikacionet.

Apple, Google dhe Microsoft janë disa nga kontribuesit më aktivë të këtij standardi. Identifikimi pa fjalëkalim është krijuar nga Aleanca FIDO ('Fast Identity Online') dhe World Wide Web Consortium (W3C).

Ekspertët thonë se ndryshimet do të ndihmojnë për të anashkaluar sulmet kibernetike.

Burimi: The Executive/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë