Teknologji dhe Inovacion

Apple do të prezantojë aplikacionin e ri të muzikës klasike më 28 mars

Apple bleu një aplikacion të muzikës klasike në vitin 2021, dhe do të integrojë të dhënat e detajuara dhe funksionalitetin e kërkimit, në aplikacionin e ri e të pavarur të Apple Music.

Apple njoftoi ditën se do të nisë një aplikacion të pavarur, të quajtur Apple Music Classical, i cili do të jetë i disponueshëm pa kosto shtesë për abonentët ekzistues të Apple Music, më 28 mars.

Apple tha se katalogu do të përfshijë mbi pesë milionë këngë unike dhe mijëra albume ekskluzive.

Shumë pjesë klasike kanë pasur interpretime të shumta të regjistruara dhe publikuara, por Apple thotë se aplikacioni i pavarur do të ofrojë “meta të dhëna të plota dhe të sakta”, si dhe aftësinë për të “kërkuar sipas kompozitorit, punës, dirigjentit apo edhe numrit të katalogut”.

Kompania bleu transmetuesin shumë të reklamuar të muzikës klasike Primephonic, në gusht 2021.

Në atë kohë, Apple tha se abonentët “do të merrnin një përvojë të përmirësuar ndjeshëm, të muzikës klasike, duke filluar me listat e luajtjes Primephonic dhe përmbajtjen ekskluzive audio”.

Për të përdorur Apple Music Classical, do të nevojitet lidhje interneti. Gjithashtu, version për Android do të vijë së shpejti, tha kompania. 

Burimi: CNBC Business/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë