Nga Gazeta Si - Studentët kanë në dispozicion ditën e sotme (28 gusht) për të ankimuar renditjen e tyre pas shpalljes së rezultateve ditën e djeshme.
Studentët që janë fitues në një universitet të caktuar mund të ankimojnë në universitetet përkatëse renditjen dhe nëse ankesa rezulton pozitive, pra merret parasysh, janë universitetet që kanë në dispozicion datën 29 gusht për të ndryshuar renditjen dhe për të ngarkuar të dhënat me renditjen e re.
Procesi i regjistrimit do fillojë me datën 30 gusht dhe do jetë me 7 faza që do zgjasin deri më 13 shtator ku mbyllet raundi i parë i regjistrimeve.
Për vendet e lira nis faza e dytë e aplikimit ku do përfshihen edhe maturantët që përfundojnë me sukses provimet e vjeshtës.
Edhe këtë vit rrezikohen disa degë, duke qenë se për 30 mijë kuota në të gjithë universitetet publike dhe private, ka rreth 20 mijë maturantë.
Për herë të parë në vendin tonë janë ulur kërkesat për studime në universitetet brenda vendit ku nga 28 mijë maturantë, janë regjistruar 19,700.
Këtë vit kryesojnë aplikimet për degët e inxhinierisë dhe IT, me mbi 27% të aplikimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.