Pronarët e maceve që pëlqejnë tu bëjnë maceve të tyre fotografi tashmë kanë një arsye më shumë për ta bërë.
Fotografitë mund të ndihmojnë macen.
Një kompani e inteligjencës sociale në Calgary, Kanada “Sylvester.ai”, ka zhvilluar një aplikacion të quajtur Tably që përdor kamerën e telefonit për të treguar nëse një mace po ndjen dhimbje.
Aplikacioni shikon pozicionin e veshit dhe kokës, ngushtimin e syve, tensionin e fytyrës dhe mënyrën se si ndryshojnë mustaqet, për të zbuluar shqetësimin.
“Aplikacioni i ndihmon pronarët e maceve të dinë nëse macja e tyre ka dhimbje apo jo”, tha Miche Priest, zëdhënësi i Sylvester.ai.

Aplikacioni u lançua pasi studiuesit në kompani zbuluan Feline Grimace Scale (FGS), një mjet i vërtetuar shkencërisht për vlerësimin e dhimbjes akute te macet, bazuar në ndryshimet në shprehjen e fytyrës, botuar në Scientific Reports and Nature në 2019-ën. Kjo i solli ekipit idenë për ta aplikuar ekspertizën e “machine learning” edhe për këtë.
Veterinerja Liz Ruelle thotë se ajo tashmë arrin ta kuptojë se kur nj mace ka një problem por aplikacioni mund të ndihmojë veterinerët e rinj të cilët nuk kanë përvojë dhe mund të shqetësohen më shumë për macet kur nuk dinë se çfarë kanë.
Aplikacioni gjithashtu i lejon pronarët të shikojnë në të gjithë trupin e kafshës së tyre, duke përfshirë bishtin për të dhënë të dhëna për mirëqenien e tyre.
Macet të cilët janë të shqetësuara ose të frikësuara e mbajnë bishtin të shtrënguar.
Aktualisht po punohet për një version përfundimtar të aplikacionit që do të shkarkohet në iOS dhe Android, por për momentin nuk dihet me saktësi se kur do të lançohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje