Teknologji dhe Inovacion

Aplikacionet ‘Squid Game’ po infektojnë pajisjet me viruse

Me maninë e "Squid Game" që po përfshin globin, kriminelët kibernetikë po përpiqen të fitojnë para nga fansat e serialit. Një studiues i sigurisë kibernetike ka zbuluar një aplikacion, i disponueshëm në Google Play Store i cili instalon viruse malware në telefonat e njerëzve.

"Duket si një mundësi e shkëlqyeshme për të fituar para në reklamat brenda aplikacionit nga një prej serialeve më të njohura", shkroi në Twitter Lukas Stefanko, një studiues malware (virus që shkakton dëme në celular dhe kompjuter).

Aplikacioni i titulluar "Squid Game Wallpaper 4K HD", është i disponueshëm së bashku me rreth 200 aplikacione të bazuara në serialin e suksesshëm. Kur shkarkohet aplikacioni, infekton pajisjet Android me malware.

Edhe pse Stefanko e ka paralajmëruar shpejt, deri më tani është shkarkuar 5000 herë.

Ekspertët e teknologjisë këshillojnë njerëzit që të fshijnë aplikacionin menjëherë për të larguar kërcënimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë