Gazeta Si – Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e 3.1 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, i cili u arrestua gjatë operacionit “Metamorfoza”.
Bëhet fjalë për 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze të Bistrit, që tashmë duhet të qëndrojnë të sekuestruara.
SPAK njoftoi më 14 maj të këtij viti se me vendim gjyqësor realizoi sekuestrimin e 36 pasurive që dyshohen se i përkasin ish funksionarit të policisë Oltian Bistri dhe të afërmeve të tij, që të gjithë rreth i ngushtë familjar, të cilët i janë nënshtruar hetimit pasuror.
Në total Prokuroria e Posaçme llogarit se asetet pasurore janë shumëfish më të larta se të ardhurat e ish-zyrtarit dhe të familjarëve të tij. Ndërsa të ardhurat janë ende nën verifikim dhe avokatët e ish kryepolicit pritet të kundërshtojnë ne apel gjetjet e hetimit pasuror, SPAK bën të ditur se Oltion Bistri kishte qenë i përgjuar edhe në 2016.
Në atë kohë Bistri ka mbajtur detyrën e shefit të policisë në Pogradec dhe çështja u hetua nga ish-prokuroria e krimeve të rënda Rrethi i të hetuarve në emër të të cilëve rezultojnë pasuritë është 12 persona.
Oltion Bistri u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në verën e vitit 2023 në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza”, ku baza e grupit kriminal vepronte në Shkodër.
SPAK po e heton Bistrin me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën kur drejtonte komisariatin nr.2 në Tiranë, duke favorizuar biznesmenin Pëllumb Gjoka në aktivitetin e paligjshëm lojërave të fatit në kryeqytet.
Ai u vu nën hetim pas zbardhjes së komunikimeve në rrjetin “Sky”, ku referuar vendimit për caktim të masës së sigurisë, ka disa mesazhe me biznesmenin që tregojnë se si i jepte informacione atij për operacione të policisë kundër lojërave të fatit, apo edhe për persona që shpalleshin nën kërkim. Vetë Bistri i ka mohuar akuzat përballë gjykatës.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.
Pasuritë e sekuestruara
18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;
Në total janë sekuestruar :
22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);
10 – Apartamente;
1 – Vilë;
1 – Truall;
1 – Garazh;
1 – Automjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.