Drejtësia

Apeli lë në burg Altin Çokun, akuzohet për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz

Gazeta Si – Altin Çoku, personazhi i njohur i TikTok-ut është lënë në burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi akuzohet se shkaktoi vrasjen e Sibora Abedinit në 12 shkurt 2024.

E reja, 27 vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem, dyshohet se është publikimi i një fotoje të saj intime në rrjetet sociale me personazhin e TikTok-ut, Altin Çoku.

Çoku dyshohet se ka shantazhuar dhe një vajzë tjetër në Laç, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime.

27-vjeçarja e cila u vetëvra, dyshohet se i ka kërkuar ta heqë foton, por Çoku ka pretenduar se nuk ishte ai që e kishte shpërndarë dhe që kishte krijuar profilet false.

39 vjeçari deklaroi se është përdorues TikTok-u si të gjithë dhe fotografinë e ka publikuar një person me inicialet A.H., nga Fushë-Miloti.

Më herët në një video në Tik Tok, Çoku kishte sqaruar se ky person i kishte hapur telefonin dhe marrë prej aty foton intime me 27-vjeçaren, duke e shpërndarë më pas ne rrjetin social.

Sibela Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë 2 vjeçare. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte kthyer të prindërit e saj në Kamëz.

Altin Çoku është personazh i njohur për drejtësinë pasi në 2014 akuzohej për gjobvënie ndaj një mjeku në Kurbin. Nën kërcënimet me telefon dhe letra, mjeku ishte detyruar që  në kohë të ndryshme t’i jepte katër mijë euro.

Në vitin 2009, Çoku është arrestuar pasi kërcënoi vajzën e tezes se do t’i vriste të vëllain nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë