Shendet

Apeli i OBSH-së: Jemi në një pikë të rrezikshme, të bashkohemi për pandeminë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot numri i viktimave nga Covid-19 arriti shifrën 4 milionë, edhe pse numri real mund të jetë më i lartë. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, gjatë një konference për mediet në Gjenevë, bëri thirrje për bashkim, pasi jemi në një pikë të rrezikshme të pandemisë.

Thirrja e tij u drejtohet më shumë vendeve që po heqin kufizimet, sikur pandemia të kishte përfunduar. “Jemi në një pikë të rrezikshme të pandemisë. Kjo situatë po çon në mungesë të oksigjenit, trajtimeve dhe nxitjen e një vale viktimash në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Nga pikëpamja morale, por edhe epidemiologjike apo ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi”, – theksoi drejtuesi i lartë i OBSH-së. Rritja e numrit të të infektuarve nga Covid-19 po vjen për shkak të varianteve të reja të virusit, që po përhapen me shpejtësi në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë