Interviste

Apeli i Kinës: Shqipëria t’i bashkohet projektit “Një Rrip një Rrugë”

Ambasadorja Kineze në Shqipëri i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare të bëhet pjesë e projektit gjigand infrastrukturor “Një Rrip një Rrugë”.

Në intervistën e fundit përpara se të largohej Shqipëria në fund të mandatit të saj në vendit tonë, Jiang Yu deklaroi se Kina mbetet gjithmonë një mike e sinqertë dhe një partnere e besueshme e Shqipërisë. “Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve kinezo-shqiptare është në interes të përbashkëta të të dyja vendeve tona dhe njerëzve", tha ambasadorja kineze për “Albania Daily News”.   

Duke bërë një bilanc të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Pekinit dhe Tiranës, ambasadorja Yu theksoi se të dyja palët kanë nënshkruar gjithsej 28 dokumente bashkëpunimi që mbulojnë 17 fusha, ndërsa investimet kineze në Shqipëri janë rritur me 40 herë. “Nga 20 milion dollarë amerikanë në vitin 2014, tanimë investimet kineze kanë arritur më shumë se 800 milion dollarë amerikanë, duke e bërë Kinën burimin kryesor të investimeve të huaja në Shqipëri”,deklaroi ajo.

Përveç kësaj, ambasadorja nënvizoi se këtë vit Shqipëria hoqi për herë të parë vizat për turistët kinezë gjatë sezonit turistik, duke bërë që numri i turistëve kinezë që kanë vizituar vendin të jenë rritur me 64 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ambasadorja Jiang Yu

"Nëse shikojmë drejt të ardhmes, pala kineze është e gatshme që së bashku me palën shqiptare, të krijojë konsensus të ri, të mbledhë energjitë e reja dhe me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shtete të forcojmë komunikimin e mëtejshëm të politikave dhe besimin e ndërsjellët politik duke shfrytëzuar në mënyrë gjithëpërfshirëse projektin "Një Rrip, Një Rrugë” për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin pragmatik”, ka deklaruar ajo.

Zonja Ambasadore , a mund të na shpjegoni zhvillimet e reja të marrëdhënieve shqiptaro-kineze gjatë viteve të fundit?

Nën udhëheqjen strategjike të liderëve dhe në sajë të përpjekjeve të përbashkëta në të dyja vendet, marrëdhëniet mes Pekinit dhe Tiranës kanë përjetuar një zhvillim të shpejtë të përgjithshëm që shfaqet në tre aspekte:

Së pari, bashkëpunimet politike i kanë dhënë një shtytje të fuqishme marrëdhënieve dypalëshe. Shkëmbimet janë intensifikuar në nivele të ndryshme duke konsoliduar besimin e përbashkët politik. Kryeministri kinez Li Keqiang dhe kryeministri Edi Rama u takuan tre herë. Udhëheqësit kinezë si Zëvendëskryeministri Zhang Gaoli zhvilluan disa vizita të suksesshme në Shqipëri, ndërsa personalitetet politike shqiptare si zoti Ilir Meta, Vasilika Hysi dhe Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kanë vizituar vazhdimisht Kinën. Shkëmbimet ndërmjet institucioneve ligjvënëse dhe partive të të dy vendeve kanë qenë aktive, duke u kthyer në një platformë e rëndësishme për rritjen e komunikimit dhenxitjen e bashkëpunimit.   

Së dyti, bashkëpunimi pragmatik ka pasur në mënyrë të konsiderueshme aspektet e marrëdhënieve dypalëshe. Të dyja palët kanë nënshkruar gjithsej 28 dokumente bashkëpunimi që mbulojnë 17 fusha. Takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar midis dy vendeve u mbajt në Kinë pas përmirësimit të kësaj platforme nga niveli i drejtorëve në nivelin ministror. Ajo është bërë platforma më e lartë për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit pragmatik. Investimet kineze në Shqipëri janë rritur me 40 herë , duke shkuar nga 20 milion dollarë në vitin 2014 në më shumë se 800 milion dollarë në fund të vitit 2017. Kjo e ka bërë Kinën burimin kryesor të investimeve të huaja në Shqipëri. Vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur me 18 për qind dhe Kina është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Bashkëpunimi në transport, energji dhe minerale ka prodhuar rezultate të reja, ndërsa burimet njerëzore, bujqësia dhe turizmi janë bërë fusha të reja të rritjes së bashkëpunimit.

Edi Rama dhe kryeministri kinez

Së treti, shkëmbimet njerëzore dhe kulturore kanë ardhur po ashtu duke u rritur. Marrëveshja për krijimin e Qendrës Kulturore Kineze në Shqipëri është nënshkruar dhe do të bëhet një skenë më e gjerë për shkëmbimet kulturore. Universitetet e të dyja vendeve kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi që udhëheqin bashkëpunimin mes tyre drejt një rruge të re. Shkëmbimet midis pushteteve lokale po zgjerohen vazhdimisht përmes bashkëpunimit miqësor.

Cila është pritshmëria juaj për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-kineze?

Kina mbetet gjithmonë një mik i sinqertë dhe një partner i besueshëm i Shqipërisë. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve kinezo-shqiptare është në të mirë të interesave të përbashkëta të dy vendeve tona. Nëse shikojmë nga e ardhmja, pala kineze është e gatshme të ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për përfshirjen e Shqipërisë në platformën "Një Brez, një Rrugë". Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time të përzemërt për mediat dhe miqtë shqiptarë të qarqeve të ndryshme për mbështetjen dhe ndihmën që më dhanë për përmbushjen e detyrës time.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë