Gazeta Si- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të trafikantit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Eldi Dizdari, i cili dyshohet se fshihet në Dubai dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli shqiptar.
Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se organizata kriminale ku bën pjesë Eldi Dizdari, nga viti 2015 e në vazhdim ka trafikuar në disa raste kokainë. 35-vjeçari ka ankimuar vendimin e GJKKO-së për konfiskimin e pasurive, por Apeli e ka lënë në fuqi.
Në arsyetimin e tij për këtë vendim, Apeli thotë se Eldi Dizdari rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, përmes një organizate kriminale.
Kështu, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë i cili vendosi të konfiskojë dhe të kalojë në llogaritë e shtetit pronat:
Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.