Gazeta Si – Me një vendim të formës ë prerë, Apeli i Posaçëm në GJKKO ka vendosur të konfiskojë një apartament të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Bëhet fjalë për një pasuri të sekuestruar më herët me vendim të Shkallës së Parë në prill të vitit 2025, e cila ishte apeluar nga Dedja, i akuzuar nga SPAK, pasi nuk kishte deklaruar një apartament në Durrës.
Sipas SPAK, Bashkim Dedja fshehu apartamentin në formularin e vetëdeklarimit, teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vettingun.
Me dyshimin se kjo pasuri nuk justifikohet me burime të ligjshme, Apeli vendosi që apartamenti të konfiskohej, i cili është me sipërfaqe 60 m2 dhe ndodhet në zonën e plazhit të Golemit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



