Shendet

Antitrupat s’zgjasin pas infektimit, e kjo vlen edhe për vaksinën

Një tjetër studim, mbi nivelin e antitrupave mbrojtës nga Covid-19, tregon se ato zbehen shumë shpejt pasi jeni infektuar. Antitrupat janë një pjesë kryesore e mbrojtjes sonë imunitare dhe ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit. Ekipi i studiueseve nga Kolegji Imperial në Londër zbuloi se numri i njerëzve që janë pozitivë për antitrupa, ka rënë me 265 që nga fillimi i qershorit deri në fillim të shtatorit. Ata thonë se imuniteti duket se po zbehet dhe ekziston rreziku që njerëzit të infektohen disa herë edhe pa e kuptuar fare. Më shumë se 350,000 njerëz në Angli kanë bërë një test të antitrupave si pjesë e studimit REACT-2 deri më tani. Në raundin e parë të testimit, në fund të qershorit dhe fillimin e korrikut, rreth 60 në 1.000 njerëz kishin antitrupa të dukshëm. Por në serinë e fundit të testeve, në shtator, vetëm 44 për 1,000 njerëz ishin pozitivë. Studimi tregon se numri i njerëzve me antitrupa ra me më shumë se një e katërta midis verës dhe vjeshtës.
"Imuniteti po zbehet me shpejtësi, ne jemi vetëm tre muaj pas raundit të testeve tonë të parë dhe ne tashmë po tregojmë se ka një rënie prej 26% në personat që përfitojnë antitrupa," tha Helen Ward, një nga studiuesit.
Rënia e përqindjes së personave me antitrupa aktivë pas Coivd-19 janë tashmë më të pakta tek personat mbi 65-vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe në ato pa simptoma krahasuar me ata që kanë përjetuar shumë sëmundjen e Covid-19. Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor me antitrupa mbeti relativisht i lartë, gjë që studiuesit tregojnë se mund të jetë për shkak të ekspozimit të rregullt ndaj virusit. Antitrupat ngjiten në sipërfaqen e koronavirusit, për të ndaluar atë të pushtojë qelizat e trupit tonë dhe për të ndikuar në pjesën tjetër të sistemit imunitar. Saktësisht se çfarë do të thotë rënia e antitrupave për imunitetin është ende e pasigurt. Ka pjesë të tjera të sistemit imunitar, të tilla si qelizat T, të cilat gjithashtu mund të luajnë një rol, duke vrarë drejtpërdrejt qelizat e infektuara të strehuesit dhe duke përdorur qelizat e tjera imune për të ndihmuar.

"Ne mund t'i shohim antitrupat dhe mund t'i shohim se si ato zvogëlohen dhe ne e dimë që antitrupat më vete janë mjaft mbrojtës. Në bilancin e provave, do të thosha se do të dukej sikur imuniteti bie me të njëjtën shpejtësi kur antitrupat largohen dhe se ky është një tregues i imunitetit të dobët,” tha ekspertja e shëndetësisë Wendy Barclay.
Ekzistojnë edhe katër koronavirus të tjerë, të cilët mund ti marrim disa herë në jetën tonë. Ato mund të shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne mund të infektohemi çdo 6 ose 12 muaj. Ka pasur shumë pak raste të konfirmuara të njerëzve që preken me Coivd 2 herë por studimi tregon që mund të prekemi nga Covid-19 shumë herë dhe nuk e kuptojmë. Sidoqoftë, studiuesit paralajmërojnë që kjo mund të jetë për shkak të imunitetit që sapo ka filluar dobësohet tek çdo njeri që nga nivelet më të larta të infeksionit nga marsi që kur hasëm më së shumti Covid-19. Sipas ekspertëve një shpresë është që trupi të krijojë një memorie imune nëse preket një herë nga infeksioni dhe të dijë si ta luftojë herët e tjera.
Studiuesit thonë se gjetjet e tyre nuk heqin shpresat për një vaksinë, e cila mund të dalë më efektive sesa infektimi i Covid-19. Një nga studiuesit, Graham Cooke, tha se asnjë vend nuk ka të dhëna për peronat që kanë antitrupa.
"Nevoja për një vaksinë është ende shumë e madhe, të dhënat nuk e ndryshojnë atë."
Paul Elliott, drejtori i studimit REACT-2, tha se do të ishte e gabuar të nxirren përfundime të prera nga studimi në lidhje me ndikimin e një vaksine. Por ai shpjegoi se ishte e mundur që disa njerëz mund të kishin nevojë për doza përforcuese të ndonjë vaksine, që krijohet për të mbrojtur imunitetin i cili mund të dobësohet përsëri me kalimin e kohës.
Burimi: BBC. Përkthimi: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë