Në ditën e dytë të zbritjes në terren, paketa Anti-KÇK ka kaluar në veri të vendit, në Shkodër dhe më pas në Elbasan.
Mësohet se struktura e anti-KÇK, Operacioni Forca e ligjit po zhvillon aksion në qytetin e Shkodrës.
Oficerët e OFL kanë zbarkuar në Shkodër ku do të dorëzohen formularë në 2 familje kriminale në këtë qytet dhe do të bëhen verifikime në terren për indicie të marra për pasuri të këtyre personave të dyshuar për pasuri të paligjshme.
Ndërkohë, edhe në Elbasan, oficerët e OFL po dorëzojnë të tjerë formularë për subjekte të paketës anti-KÇK.
Ndërkohë, më herët “Operacioni Forca e Ligjit” njoftoi se ka dorëzuar kërkesat për të provuar burimin e ligjshëm të pasurive te Lulzim Berisha në Durrës dhe tek Ardian Çapja në Elbasan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.