Shendet

Anoreksia, është një çrregullim fizik apo mendor?

Sipas një studimi të fundit ndërkombëtar, çrregullimi i të ngrënit ose e njohur ndryshe si anoreksia është një sëmundje që vjen nga trupi po aq sa nga mendja. Ekspertët e kanë cilësuar si një sëmundje të rëndë psikiatrike, por mjekët në kolegjin King’s, në Londër treguan se njerëzit anoreksik kanë disa ndryshime të lidhura me ADN-në, të cilat gjithashtu ndryshojnë mënyrën se si përpunuan yndyrat dhe sheqernat. Organizata jo fitimprurëse që merret me njerëzi anoreksik “Beat” tha se gjetjet ishin interesante dhe mund të ndihmojnë shkencëtarët për përmirësimin e kurave.
Anoreksia është një çrregullim i ngrënies që i bën njerëzit të humbnin peshë sa më shumë të jetë e mundur, duke ngrënë shumë pak dhe duke u ushtruar tepërt. Njerëzit anoreksik shpesh herë janë në ankth për peshën e tyre, edhe arrijnë në një peshë që rrezikon jetën e tyre. Kjo gjendje prek më shumë gatë e reja, por mund të ndikojë në cilido moshë ose gjini. Në një kohë shumë të gjatë anoreksia mund të dëmtojë muskujt, kockat, zemrën dhe pjellorinë. Është një sëmundje e trajtueshme dhe njerëzit mund të rikuperohen në një kohë shumë të shkurtër.
Në studim morën pjesë 16,992 njerëz me anoreksi dhe 55,525 njerëz pa këtë sëmundje nga 17 vende të ndryshme. U vëzhgua ADN-ja e të gjithëve pjesëmarrësve dhe mutacionet gjenetike ishin më të zakonshme tek pacientët anoreksik.

Studimi i botuar tek Nature Genetic, tregoi disa mutacione të paraqitura edhe në çrregullime të tjera psikiatrike të tilla si çrregullimi obsesiv-kompulsiv ( mendimet paraprake të njerëzve dhe momenti kur ata bëhen paranjorak), ankthi dhe skizofrenia. Shkencëtarët gjithashtu gjetën të dhënat edhe për metabolizmin e trupit, veçanërisht pjesët që përfshijnë nivelet e sheqerit dhe yndyrës në gjak.
“Diçka shkon keq në këtë sisteme,” tha Janet Treasure, nga Instituti i Psikiatrisë në kolegjin King’s
Studiuesit në King dhe Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill thonë se anoreksia duhet të konsiderohet tani një "çrregullim metabo-psikiatrik", pasi ajo është një sëmundje e mendjes dhe e trupit.
Si ndikon metabolizmi në anoreksi?
Studiuesit nuk kanë hulumtuar plotësisht rolin e udhëzimeve gjenetike. Megjithatë, ata dyshojnë se mutacionet ndikojnë për anoreksinë e njerëzve. Kur shumica e njerëzve normalë humbin peshë, në trup ka sinjale që stimulojnë oreksin. Këta persona nuk i kanë, kështu që shkencëtarët mendojnë se duhen medikamente të tjera për të trajtuar anoreksinë.
Andrew Radford, shefi ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse “Beat” shpjegon se ky është një hulumtim novator që na bën të kuptojmë origjinën gjenetike të kësaj sëmundje të rëndë.
“Ne i inkurajojmë studiuesit që të shqyrtojnë rezultatet e këtij studimi dhe të marrin në konsideratë se si mund të kontribuojë në zhvillimin e medikamenteve dhe trajtimeve të reja, në mënyrë që të mund t'i japim fund dhimbjeve dhe vuajtjeve të anoreksisë,” shtoi ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë