Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës.
Sipas vendimit, KAS legjitimoi kërkesat për marrjen si provë të dokumenteve të operatorit postarë në shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit nga jashtë, si edhe raportet e auditëve për procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit.
Tre kërkesat e tjera, ajo për raportin e kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes Elektronike të Identifikimit, Procesverbalet e mbylljes së QV-ve dhe listën e votuesve të posaçëm, KAS i konsideroi të pa bazuara duke i refuzuar ato.
Ankimi për qarkun Kukës u shty për të premten ora 10:00, ndërkohë pranë KAS kanë mbërritur edhe kërkesat për pavlefshmëri zgjedhore për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa në pritje janë edhe ankimet për zonat e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.