Njerez

Anjshtajni i ri është një femër

Universiteti i Harvardit beson se Anjshtanji i ardhshëm i botës është mes nesh dhe është një vajzë e brezit të mijëvjeçarit të ri.

Në moshën 23-vjeçare, Sabrina Gonzalez Pasterski është një prej të mirënjohurave dhe që ka përfunduar fizikën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Sabrina Gonzalez Pasterski

Kubano-amerikania e lindur në Çikago, është diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusets (MIT) në vetëm tre vjet me notën maksimale 5.0 dhe është doktorante në Harvard me liri akademike të plotë, që do të thotë se ajo mund të ndjekë studimet në termat e veta pa ndërhyrje të stafit.

Pasterski si fillim tërhoqi vëmendjen e komunitetit shkencor dhe akademik pasi ndërtoi në mënyrë artizanale aeroplanin me motorr në 2008, në moshën 14-vjeçare dhe e dokumentoi procesin në YouTube.

Profesori i MIT, Allen Haggerty dhe Earll Murman panë videon dhe mbetën të mahnitur. “Ne mbetëm me gojë hapur pasi e pamë”, theksoi Haggerty. “Potenciali i saj nuk ka limite.”

Në moshën 16-vjeçare, ajo pilotoi avionin që kishte ndërtuar vetë mbi liqenin e Miçiganit, duke u bërë personi më i ri që ka fluturuar me aeroplanin e ndërtuar vetë.

“Nuk mund ta besoj,” është shprehur Peggy Udden, sekretar ekzekutiv në MIT. “Jo vetëm sepse ajo ishte aq e re, por edhe sepse është një vajzë.”

Pasterski ka fluturuar mbi një aeroplan në moshën 9-vjeçare, një eksperiencë që ajo e ia tregoi mësueses së saj në shkollën publike, Akademinë e Matematikës dhe Shkencave në Aurora, Illinions. Mësuesja u përgjigj: “Është interesante, por çfarë ke bërë së fundmi?”
“Kjo është kthyer në mantran (moton) time që prej atëherë”, tha Pasterski në një intervistë për “Tribune” të Çikagos në 2016 -ën. “Kjo është interesante, por çfarë ke bërë së fundmi?”


Sabrina Gonzalez Pasterski

Thjesht dhe vetëm një fëmijë, Pasterski pranon që ajo nuk ekziston në mediat sociale dhe, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, nuk ka pasur kurrë një të dashur, apo të ketë tymosur një cigare, ose të ketë pirë alkhool. Në vend të këtyre, ajo e shpenzon kohën e lirë duke eksploruar konceptet e gravitetit kuantik, vrimat e zeza dhe hapësirën kohore, modelin matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në një kontinum të vetëm.

Mes artikujve dhe kërkimeve që ajo ka botuar, janë listuar edhe arritjet në uebin e saj, PhysicsGirl.com.

Puna e saj në komunitetin e fizikës e ka shpënë të marrë oferta pune nga Jeff Bezos i Amazon, NASA etj.

Pasterski bën diferencën, interesi i saj është shumë më i madh se e bashkëmoshatarëve të saj -veçanërisht të grave që janë diplomuar në fizikë.


Sabrina Gonzalez Pasterski

Në 1999c, numri i fizikantëve të diplomuar ishte në nivelin më të ulët në katër dekada. Megjithatë, sipas Institutit Amerikan të Fizikës, numërohen 8,081 certifikata baçelor në fizikë të dhëna në 2015; numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Disa e argumentojnë rritjen me rezultatet direkte të interesit të shumë femrave për të studiuar fizikë.


Sabrina Gonzalez Pasterski

“Ji optimist për atë që beson se mund të bësh”, i tha Pasterski revistës “Marie Claire” më herët këtë vit. “Kur je fëmijë, ti thua shumë gjëra se çfarë do të doje të bëheshe kur të rritesh. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme të mos i humbësh nga vëmendja ato dëshira dhe ëndrra!”

*Burimi: chicagotribune

*Përshtati: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë