Bota

Anija me emigrantë mbytet në ishullin Samos në Greqi, 6 fëmijë dhe dy gra humbin jetën

Gazeta Si - Të paktën 8 emigrantë, përfshirë 6 të mitur, kanë humbur jetën, pasi një gomone me të cilën po udhëtonin u mbyt në detin Egje pranë ishullit grek të Samos.

Lajmi u raportua nga Roja Bregdetare, e cila gjeti 8 trupat, duke përfshirë dy gra, gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi për emigrantët.

Deri më tani, 36 persona janë shpëtuar, ndërsa tre të tjerë janë gjetur në një bregdet shkëmbor të ishullit.

Vlerësohet se në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 50 persona. Në zonën e kërkimit po fryjnë erëra të forta.

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në veri të ishullit, në Detin Egje lindor, pranë bregut turk, nga ku knë lundruar shumë varka me emigrantë që përpiqeshin të hynin në Bashkimin Evropian. 

Që nga fillimi i vitit, Greqia ka regjistruar një rritje prej 25% të numrit të njerëzve që ikin nga lufta dhe varfëria dhe një rritje prej 30% në fluksin e njerëzve në arkipelagun Dodekanez dhe Detin Egje juglindor, siç raportohet nga Ministria e Emigrcionit në fillim të nëntorit.

“Jug-lindja e Egjeut dhe ishulli i Rodosit po përjetojnë aktualisht presion migrator,” pranoi ministri Nikos Panagiotopoulos, duke siguruar se kjo rritje nuk lidhet realisht me konfliktet në Lindjen e Mesme.

Anijet e mbytura janë të shumta dhe vdekjeprurëse. Në fillim të nëntorit, katër emigrantë vdiqën në brigjet e Rodosit dhe në fund të tetorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë