Futboll

Angli, Turqi apo Belgjikë? Emri i Ernest Muçit në listën e shumë klubeve me emër

Gazeta Si – E ardhmja e Ernest Muçit, sulmuesit të Legias së Varshavës dhe Kombëtares shqiptare për momentin është një rebus. Ne verë ai do të lërë Poloninë dhe do të zbarkojë në një kampionat më të rëndësishëm, varet nga zgjedhja e tij, menaxherëve dhe Legias, që kërkon ofertën më të majme.

Janë katër klubet që kanë bërë ofertë zyrtare për Muçin deri tani. Burime të Gazeta Si bëjnë me dije se për ish-futbollistin e Tiranës interesohen dy klube angleze, njëri nga të cilët është Fulhemi i Armando Brojës.

Po ashtu, ofertë për Muçin ka aktualisht nga turqit e Trabzansporit dhe belgët e Anderlehtit. Ndoshta këto janë zgjedhje të dyta, sepse sulmuesi kuqezi dëshiron ta testojë veten në një kampionat më të fortë, siç mund të jetë Premier Liga.

Deri në verë mund të ketë edhe ndonjë ofertë tjetër surprizuese, sidomos nëse Muçi vazhdon të shënojë me këtë ritëm. Nga shitja e futbollistit shqiptar Legia pritet të përfitojë mbi 5 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë