Gjykata e Durrësit ka vlerwsuar të vlefshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, Amarildo Sulejmani nga Vlora dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj.
Gjyqtarja e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti. Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.