Shendet

Analiza mbi 17.4 mln persona: Meshkujt dy herë më të rrezikuar nga Covid-19

Meshkujt kanë dy herë më shumë të ngjarë të ndërrojnë jetën nëse infektohen nga koronavirusi sesa gratë.

Të moshuarit, pacientët që vuajnë nga obeziteti gjithashtu janë më të predispozuar të bien viktimë e sëmundjes, sipas studimit më të madh të realizuar ndonjëherë në Angli për Covid-19. Ekspertët analizuan të dhënave 17.4 milionë personave (të infektuar dhe jo të infektuar) dhe zbuluan po ashtu se njerëzit me ngjyrë dhe aziatikë kanë 1.7 më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi.

Po ashtu studimi i fundit (kliko për ta lexuar të plotë) nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit sugjeroi po ashtu se pirja e duhanit të ketë një efekt mbrojtës. Ata që nuk kishin kurrë pirë duhan kishin dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga virusi në krahasim me përdoruesit e duhanit. Ky është i fundit i një sërë studimesh në rritje që sugjeron se duhanpirësit kanë një rrezik më të ulët të sëmuren rëndë nga Covid-19, një fenomen të cilin studiuesit e përshkruajnë si “të çuditshëm”.

Lexo edhe:
Studimi: Personat obezë janë më të rrezikuar nga Covid-19

Midis 17.4 milionë personave të përfshirë në studim, 5,707 vdiqën nga Covid-19 ndërmjet 1 shkurtit dhe 25 prillit. Hulumtimi zbuloi se të qenit mashkull, mbi 80 vjeç, ose nga sëmundje që lidhen me zemrën ose diabeti ishin deri tani faktorët më të mëdhenj të rrezikut. Burrat kishin 1,99 herë më shumë gjasa të vdisnin sesa  gratë.

Në Itali, një studim i personave në gjendje të rëndë që u shtruan në njësi të kujdesit intensiv tregoi se rreth 82% e tyre ishin burra. Dhe një studim i njerëzve të shtruar nga Covid-19 në SHBA., zbuloi se “meshkujt mund të preken në mënyrë disproporcionale nga COVID-19 në krahasim me femrat.”

Informacioni i shëndetit publik nga qyteti i Nju Jorkut, i cili ka një nga shpërthimet më të mëdha në botë, tregon se burrat kanë më shumë të ngjarë të shtrojnë në spital dhe kanë gati dy herë më shumë gjasa të vdesin. Departamenti i Shëndetësisë i qytetit raporton për 39 gra që kanë ndërruar jetë në 100,000 njerëz dhe 71 meshkujt për 100,000 njerëz.

Shkencëtarët e dinë që, në përgjithësi, gratë kanë tendencë të kenë sistem të fortë imunitar. Kjo mund të jetë një thikë me dy presa; sëmundjet autoimune janë më të zakonshme tek gratë. Por mund të nënkuptojë që gratë janë më të mbrojtura kundër viruseve. (përshtati në shqip Gazeta “Si”)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë