Qeveria miratoi projektligjin për dhënien e amnistisë në burgje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me anë të një konference për shtyp bëri të ditur se nga kjo amnisti përfituesit më të shumtë janë gratë. Sipas ministres ndryshe nga herët e tjera qëllimi kryesor i qeverisë, por edhe i vetë i saj është që t’i dedikohej disa kategorive të veçanta që vuajnë të grave, fëmijëve të mitur, të moshuarve që vuajnë dënimin ne burgje.
“Një kategori të dënuarish një sërë të personash. 56 gra që vuajnë dënimin, përfitojnë lirimin 28 gra, e përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit të mbetur 28 gra të tjera. Përfitojnë edhe katër të dënuar të mitur, e dy të të tjerë përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit”, theksoi Gjonaj.
Kjo amnisti prek edhe burrat, të cilët i ka mbetur një kohe e shkurtër për të mbyllur dënimin, si dhe nuk janë përfshirë në veprat e rënda penale.
“Një numër të konsiderueshëm burrash, të cilët janë dënuar me dënimin të formës së prerë deri 2 vjet burgim vendim i formës së prerë deri më 30.09.2019 ose u ka mbetur për të vuajtur nga ky dënim deri në dy vjet. Një kategori tjetër përfituesish mbi 60 vjeç që nuk janë ndaluar për të përfituar nga amnistia. Në rast se janë dënuar për një kategori veprash penale të rënda apo shumë të rënda nuk mund të përfitojnë nga kjo amnistisë”, theksoi ministrja.
Gjonaj ndërkaq bëri thirrje që Kuvendi ta miratojë sa më parë një amnisti të tillë, duke kërkuar në mënyrë indirekte mbledhjen legjislativit në një kohë jashtë afateve ligjore. “Edhe Kuvendi besoj që do të jetë dakord me propozimin e miratimit të këtij projektligji për t’i bërë më të afërta ditët kur kjo kategori do të jetë pranë familjarëve të tyre”, tha ministrja. Ndërsa nuk ka ende një shifër saktë, por mendohet se numri i përfituesve është më i vogël se sa herët e tjera.
Qeveria që nga viti 2016 nuk kishte dhënë amnisti për të burgosurit. Në vitin 2018 u tentua që të paraqitej një amnisti, por asaj kohe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ishin dakord që të kalohej një nismë e tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.