Nga Gazeta ‘SI’ – Në 2023, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka pezulluar aktivitetin e disa subjekteve financiare në tregun e sigurimeve dhe titujve.
Në raportin e vitit 2023, AMF thotë se në tregun e sigurimeve u është hequr licenca 3 subjekteve që ushtronin veprimtarinë e brokerimit në sigurime. Sipas legjislacionit, brokerat e sigurimeve janë vetëm bankat tregtare. Kjo përshkak se këto shoqëri kanë kryer shkelje ligjore, ndonëse në raport nuk përcaktohet.
AMF thotë se një tjetër shoqërie i është revokuar përfundimisht licenca dhe është çregjistruar nga aktiviteti i tregut të titujve.
Nga inspektimet e autoritetit, niveli i rrezikut të këtyre shoqërive dhe bankave për pastrim parash është i ulët.
Në total, AMF ka marrë 28 vendime si masa administrative e korrigjuese ndaj subjekteve; 20 në tregun e sigurimeve, 3 në tregun e titujve dhe 2 në Byronë e Sigurimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.